Sporti

Trajneri i Borussia Dortmund flet para ndeshjes: Nuk kemi mundësi as të analizojmë skuadrën e Chelsea

02/14/2023 17:03
nga:Mergim Rreci

Trajner i Borussia Dortmundit, Edin Terzic është deklaruar para ndeshjes me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

“Nuk është e lehtë të analizosh Chelsean. Pas shortit të Ligës së Kampionëve, ne i kemi parë ndeshjet e tyre, por më pas ata kishin gjithë këtë aktivitet në afatin kalimtar të janarit! Ata shitën lojtarë kyç, nënshkruan me futbollistë të tjerë të çmuar. Kështu, ne shkuam për të parë listën zyrtare të lojtarëve që u regjistruan në Champions League, ku tashmë është Joao Félix, për shembull. Ndaj ju them se është pak mister: nuk dimë realisht çfarë të presim, as si do të luajnë ata, por jemi të përgatitur për çdo surprizë”, tha fillimisht trajneri Terzic, përcjell GazetaBlic Sport.

Me pesë fitore në vitin aktual kalendarik në Bundesligë,  e fundit prej tyre të shtunën, më 11, në Bremen, kundër Werder Bremen (2-0), morali është i lartë brenda kampit të Borussia Dortmundit.

“Ne duhet të fitojmë të paktën një nga dy ndeshjet kundër Chelseat për të kaluar. Sigurisht që është më e lehtë këtu, në Dortmund, me 80,000 tifozë që krijojnë eufori dhe atmosferë rreth ekipit. Por na duhen, dhe e dimë, dy paraqitje të mira: do të përpiqemi të përmbushim pritshmëritë”, vazhdoi trajneri i skuadrës gjermane.

“Nuk do të jetë një detyrë e lehtë, pasi ne e dimë cilësinë e madhe të lojtarëve të Chelsea. Është një skuadër e fortë, shumë e fortë në merkato dimërore, ndaj ne kërkojmë një paraqitje të jashtëzakonshme”, përfundoi Edin Terzic.

/GazetaBlic Sport/