Sporti

Trajneri i Bodo/Glimt sulmoi fizikisht ndihmësin e Jose Mourinhos

04/08/2022 10:27
nga:Mergim Rreci

Bodo/Glimt ka mposhtur përsëri Romën me rezultat 2 me 1.

Ishte një ndeshje shumë e tensionuar gjatë gjithë kohës, me skuadrën norvegjeze që mori një fitore me shumë vlerë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në përfundim të takimit ka ndodhur një episode i rëndë. Knutsen, trajneri i Bodos, ka sulmuar fizikisht trajnerin e portierëve të Romës, Nuno Santos. E zbuloi fillimisht futbollisti verdhekuq, Lorenzo Pellegrini, por edhe nga mediet norvegjeze kanë raportuar ndërhyrjen e policisë pas denoncimit të dhunës.

Trajneri i portierëve, gjithmonë shumë aktiv gjatë ndeshjes, në fund të sfidës fillimisht është sulmuar verbalisht e më pas fizikisht nga trajneri i Bodos. Lorenzo Pellegrini në fund të lojës ka rrëfyer ngjarjen:

“Kam pasur rastin të shoh një veprim vërtet të pakëndshëm për kompeticionin dhe për atë që shkruhet në mëngët e fanellave, pra për Fair Play-in. Trajneri i tyre ka sulmuar trajnerin tonë të portierëve. Trajneri i tyre filloi t’i thoshte diçka trajnerit tonë të portierëve dhe më pas e sulmoi fort. Më vjen keq, sepse ne erdhëm këtu për të respektuar garën. Veprime të tilla janë fyerje për Romën, për lojtarët dhe stafin që punojnë dhe për garën. Është turp”.