Trajneri kryesor i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, ka këmbëngulur se skuadra e tij nuk do të qëndrojë duarkryq pavarësisht presionit të pritur nga Sporting CP në stadiumin e tyre vendas.
Duke folur përpara ndeshjes, Knutsen theksoi se skuadra e tij nuk ka frikë nga sfida dhe është e përgatitur për intensitetin që sjellë kundërshtari.
“Nuk kemi frikë nga asgjë. E dimë që Sporting do ta fillojë ndeshjen me intensitet. Por unë nuk kam frikë nga asgjë. Nuk mund të mendoj kështu”, tha ai.
Trajneri norvegjez theksoi gjithashtu forcën fizike të skuadrës së tij dhe vendosmërinë e tyre për të tejkaluar kundërshtarët.
“Duhet të jemi gati. Do të vrapojmë shumë nesër. Jemi një skuadër fizike dhe në çdo ndeshje duam të vrapojmë më shumë se kundërshtari”, shtoi Knutsen.
Bodo Glimt fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.
/GazetaBlic Sport


