Trajneri kryesor i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, komentoi fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Atleticos në raundin e tetë të Ligës së Kampionëve.
“Ne kishim një plan. Të gjithë besonin në të… Nuk kam bërtitur kurrë kaq fort në një ndeshje futbolli. Ky ekip është vërtet i pabesueshëm. Çfarë përvoje”, tha fillimisht ai.
“Ndjenjat janë thjesht të jashtëzakonshme, jam jashtëzakonisht krenar. Nuk do ta krahasoj me asgjë. Duhet të jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë. Arritjet flasin vetë”, tha Knutsen.
Bodo Glimt fitoi brenda 8 ditësh ndaj Cityt e Atl Madridit, dhe tashmë ka një vend në “Play Off” të Champions League.
/GazetaBlic Sport


