Sporti

Trajneri i Belgjikës jep lajmin e hidhur për De Bruyne para EURO2020

06/02/2021 16:28
nga:L J

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, zbuloi se mesfushori Kevin De Bruyne nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë evropiane të Djajve të Kuq kundër Rusisë në 12 qershor.

Lojtari i Manchester City pësoi dy fraktura në fytyrë pas një përplasje me Antonio Rudiger në finalen e Ligës së Kampionëve, në Porto, të shtunën e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është shumë e vështirë që Kevin të rikuperohet për ndeshjen e parë. Ai do të luajë në Kampionatin Evropian, ne thjesht nuk e dimë kur”, tha Roberto Martínez në një konferencë shtypi.

/GazetaBlic Sport