Sporti

Trajneri i Bayernit: “Unë nuk mendoj se Barça është skuadër më e dobët pa Messin”

09/13/2021 14:07
nga:L J

Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich e ka bërë të qartë se Barcelona luan ndryshe pa Messin, por ka siguruar se nuk është një ekip më i dobët pa lojtarin argjentinas.

Ai më pas shpjegoi se ata janë të përgatitur për t’u përballur me ndryshimet e mundshme të Koeman në formacionin zyrtar për duelin e nesërm, përcjell GazetaBlic Sport.

Messi: “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por Barcelona ka lojtarët tjerë të mirë dhe të rinj. Ata kanë ndryshuar pak formacionin, tani ata përdorin 4-3-3 më shumë.”

Liga e Kampionëve: “Është trofe i madh, nuk kam asnjë shprehje tjetër. Është niveli më i lartë për klubet evropiane. Ne duam të fitojmë. Tani duam të fillojmë mirë.”

Barcelona: “Unë mendoj se ata do të jenë shumë ndryshe. Barcelona luante ndryshe me Messin, ai kërkoi topin, posedimin, ai mund të vendoste … Barcelona tani ka një lojtar kyç që është Memphis Depay, është edhe Luuk de Jong. Nuk e di nëse ata janë më dobët, por ekipi është i ndryshëm. Tani i gjithë ekipi është i rëndësishëm. Unë nuk mendoj se ata janë më dobëta, këto ndeshjet e fundit kanë treguar futboll të mirë”, përfundoi trajneri i Bayernit.

Vlen të theksohet se Bayern Munich dhe Barcelona takohen nesër në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport