Sporti

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann shumë i nervozuar pas humbjes nga Augsburg

09/17/2022 20:57
nga:Mergim Rreci

Nëse Bayern po ecën shumë mirë në Champions League, atëherë në kampionatin vendas po bëhet gjithnjë e më keq.

Në gjashtë ndeshjet e para, Bayern barazoi tre herë, dhe në të shtatën pësoi humbjen e parë, duke humbur nga Augsburg. Nga kjo ka ngelur shumë i pakënaqur trajneri i klubit Julian Nagelsmann, shkruan abcnews.al.

“Nuk duhet të vazhdojë kështu, nuk mundet. Është e nevojshme të punohet për gabimet dhe të shtohen urgjentisht. Është përgjegjësi e përgjithshme”, citon ai për Bild.

Në javën e tetë të Bundesligës, Bayern do të duhet të presë në shtëpi Bayer Leverkusen.