Sporti

Trajneri i Bayern Munich e veçon një futbollist të Barcelonës, thotë se është një nga mesfushorët më të mirë në botë

12/08/2021 16:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Bayernit sonte takohet me Barcelonën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bayern dhe Barcelona takohen nga ora 21:00 në Allianz Arena, shkruan GazetaBlic Sport.

Bayern ka siguruar kalimin tutje, kurse Barçës i duhet një fitore sonte për t’u mos u varuar nga rezultati i duelit Benfica-Dinamo Kiev.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann e ka veçuar një futbollist të skuadrës së Barcelonës.

“Unë mendoj se Frenkie de Jong është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Barça ka futbollistë shumë të mëdhenj, por ai është vërtetë i mirë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/