Trajneri i Barçës në basketboll, Sarunas Jasikevicius, theksoi pas fitores së ekipit të tij këtë të martë në Palau Blaugrana kundër MoraBanc Andorra se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë dhe i kujtoi spanjollëve se konflikti mund të përshkallëzohet shumë shpejt.
“Spanja duhet ta marrë luftën në Ukrainë pak më seriozisht. Kjo duhet të marrë fund sepse ne nuk e dimë se sa larg mund të shkojë ky njeri (Vladimir Putin). Nëse njerëzit mendojnë në Spanjë se jetojnë shumë larg nga Ukraina, e keni gabim. Kjo situatë mund të përshkallëzohet shumë shpejt”, tha Jasikevicius.
“Unë e urrej të flas për politikën, por kjo nuk është politikë, është një luftë. Ky vend (Spanja) duhet të jetë akoma më agresiv. Ka gjëra që të bëjnë të qash kur i shikon në video, si po mbajnë ukrainasit”, shtoi Jasikevicius.
“Kur ngrihem marr celularin dhe shpresoj që Kievi të jetë ende në duart e Ukrainës, nëse qytetet e tjera të mëdha kanë rënë. Ky është shqetësimi i gjithë botës”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


