Ballkani ka fituar në udhëtim kundër Feronikelit me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Ballkanin kanë shënuar, Ermal Krasniqi në pjesën e parë dhe Mirlind Daku në pjesën e dytë nga penalltia, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me fitoren, pavarësisht se skuadra e tij shpërdoroi disa raste shënimi.
“Është e vërtetë, një ndeshje shumë e rëndësishme, tre pikë të rendesishme ndaj kundershtarit të fortë, patëm edhe fat, sepse objektivat tona me të kundershtarit janë më të medha, kemi humbur raste raste, por në këto ndeshje janë të rëndësishme tre pikët. Nëse gabon, lufta për objektiva bëhet më e vështirë”, Bledi Shkembi për Art Sport.
/GazetaBlic Sport


