Sporti

Trajneri i Bad News Eagles: Ju që kishit dyshime, thjesht mbylleni dhe shijojeni paraqitjen e Gencit!

05/10/2022 13:25
nga:L J

Skuadra shqiptare, Bad News Eagles ka arritur edhe një fitore në Major ndaj Imperials me rezultatin 16:12.

Bad News Eagles fitoi ndaj ekipit brazilian, Imperials në mapen “Vertigo”, duke shkuar kështu në serinë prej 2-1 në “Challengers”, andaj janë një fitore larg historisë, duke u kualifikuar tek “Legends Stage”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i ekipit, “Stikle” – Klesti Kola, i cili shprehet shumë i lumtur me paraqitjen e “gxx-“, Genc Kolgeci, i cili kishte 33 kills dhe ishte lojtari më i mirë padyshim.

“Fituam ndaj Imperials në Verigo. Për të gjithë ata që dyshuan dhe njerëzit që kritikuan Gencin, ju më mirë mbyllne dhe thjesht shijoni shfaqjen e tij”, shkroi ai në Twitter.

/GazetaBlic Sport