Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick ka folur pas humbjes 0-1 nga Franca në startin e Kampionatit Evropian në Gjermani.
“Humbje fatkeqe për ne. Morëm autogol pas dy minutash para se të kishim situatën tonë më të mirë”, filloi Ralf Rangnick.
“Ne nuk morëm vendimet më të mira, Franca fitoi me meritë. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë dhe kjo është pikërisht ajo që do të synojmë në ditët në vijim. Është e qartë se humbja vjen nga një prej skuadrave më të mira”, vazhdoi ai.
“Tani duhet të kthejmë vëmendjen te ndeshja me Poloninë. Nuk do ta kritikoj ekipin. Është për të ardhur keq që nuk morëm të paktën një pikë, por tashmë është e qartë se çfarë duhet të bëjmë – të pushojmë, të rikuperohemi dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen me Poloninë”, përfundoi Rangnik.
/GazetaBlic Sport