Italia do të përballet me Austrinë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes trajneri i Austrisë, Franco Foda, ka folur për media.
“Në këtë fazë të turneut, nuk ka kundërshtarë të lehtë. Italia nuk ka humbur për një kohë të gjatë, por ndoshta do të vijë një kohë kur ata do të humbasin përsëri. Do të jetë e rëndësishme për ne që të përgatitemi mirë dhe të jemi të fokusuar, atëherë ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar në Londër. Do të jetë e vështirë, por ekipi është i etur dhe i gatshëm. Unë kam një plan”, tha Foda.
/GazetaBlic Sport/


