“Pa tifozë austriakë nuk ka kuptim të luash në Londër.”
Franco Foda, trajner i Austrisë, në një intervistë për gazetën austriake ‘Kleine Zeitung’ nuk e fsheh keqardhjen e tij për mungesën e tifozëve austriakë dhe italianë në Londër dhe i drejtohet UEFA-s për të gjetur zgjidhje që ndeshja do të zhvendoset në një lokacion tjetër.
“Shpresoj që UEFA të ndryshojë diçka, përndryshe do të ishte një turp i madh”, thotë Foda.
“Do të ishte e mrekullueshme nëse tifozët mund të vinin nga Austria dhe të përjetonin këtë moment të veçantë me ne.”
Italia?” Fillimisht duket si një sfidë e pazgjidhshme dhe e pamundur për ne, sepse ata nuk kanë humbur shumë moti. Por herët a vonë ata do të humbasin. Sidoqoftë, ne jemi të kënaqur që mund ta jetojmë këtë moment”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


