Sporti

Trajneri i Atletic Escaldes e lavdëron Adnard Mehmetin: Ai është lojtari më i mirë që ka Partizani

08/02/2023 09:57
nga:Lorik J

Trajneri i Atletic Escaldes, Dani Luke, ka theksuar se skuadra e tij shpërdoroi sot mundësinë për të tentuar kalimin e turit duke mos ia dalë të shënonte në minutat e parë ndaj Partizanit. Në konferencën për shtyp pas humbjes 4-1, ai theksoi se ekipi nuk kishe bërë mirë sa i përket finalizimit.

“E vërteta është se nëse shënonim çdo gjë ndryshonte. Do e përballonim me energji tjetër, Partizani do të ishte më pak i qetë, padyshim.

Mendoj se do të kishte qenë një ndeshje ndryshe. Nëse do të shënonim gol, Partizani do të kishte më shumë dyshime në momentin që do të sulmonte.

Lojtarët tanë që kishin raste janë ndër më të mirët që kemi. Ne i thamë lojtarëve që do të kishim raste me portierin, por nuk shënuam.

Nuk jam shumë i kënaqur se nuk fituam dhe nuk u kualifikuam. Por ekipi është i ri, por do të jemi pak më të pjekur në një kohë shumë të shkurtër.

Partizani? Fituan ndeshjen me gabime te kundërshtarëve. Nuk bëri lojë.

Kishim bërë llogaritë për të gjithë, por sipas meje, lojtari më i mirë i Partizanit sot është Mehmeti. Ai është futbollisti më i mirë që ka Partizani.

Ishte një ndeshje që mund të ndodhte kjo, e dinim që mund të shënonim në minuta e parë, se dy sulmuesit tonë mund të dilnin të vetëm para portës. Por nuk ia dolëm të shënonim”, tha Luke pas sfidës.