Sporti

Trajneri i Atalantas, Gasperini: “Për një moment të caktuar ne besuam në fitore”

10/20/2021 23:49
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester United ka fituar ndaj Atalantas me përmbysje.

Atalanta ishte duke triumfuar me rezultatin 2-0 pas pjesës së parë me golat e Pasalic dhe Demiral, megjithatë gjithçka u përmbys nga ‘Djajtë e Kuq’ në pjesën e dytë me golat e Rashford, Maguire dhe Ronaldo, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini nuk e fsheh keqardhjen e tij pasi iu afrua suksesit të madh kundër Manchester United.

“Në një moment ne besuam në fitore. Ajo që është e sigurt është se me këto skuadra mjafton një episod, tek 1-2 ka ndryshuar gjithçka, ata vendosën shumë sulmues dhe ne humbëm rastin për 1-3, që do ta mbyllte ndeshjen. Pak më shumë fizik, përveç mungesave, do të na kishte ndihmuar sonte. Por ne bëmë çmos”, tha trajneri i ekipit nga Bergamo.

“Çfarë na mëson kjo disfatë? Janë ndeshje të nivelit shumë të lartë, duhet të ruajmë momentet e entuziazmit të kundërshtarëve. Nuk është e lehtë të luash kundër Manchesterit. Më vjen shumë keq për rezultatin, por shoh ekipin që po rritet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport