Sporti

Trajneri i Argjentinës: Messi është si Nadal

06/06/2022 14:02
nga:Lorik J

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u ‘dorëzua’ pas paraqitjes së Lionel Messit dhe nuk mund të gjejë më përshkrime për të lëvduar sulmuesin argjentinas, i cili shënoi pesë gola ndaj Estonisë.

“Nuk di çfarë të them më për Lionel Messin. Është shumë e ndërlikuar. Ai është si Rafa Nadal, çfarë mund të them më shumë. Unë do t’i lë gazetarët të flasin. Nuk kam më fjalë për ta përshkruar. Messi është unik dhe është kënaqësi të mbështetesh tek ai dhe të jesh trajneri i tij”, theksoi trajneri.

Rafael Nadal fitoi turneun e tij të 14-të të Roland Garros të dielën.

Messi shënoi pesë gola dhe u bë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e ekipeve kombëtare me 86 gola.

/GazetaBlic Sport