Sporti

Trajneri i Ajaxit e pranon se është motivuar nga Manchester United dhe dëshiron ta mposht Liverpoolin sonte

09/13/2022 10:48
nga:L J

Trajneri i Ajax-it, Alfred Schreuder, ka zbuluar se ai ka studiuar fitoren e Manchester United ndaj Liverpoolit, teksa dëshiron të përsërisë një arritje të ngjashme sonte në ‘Anfield’.

Erik ten Hag, i cili u largua nga Ajax pas tre vitesh e gjysmë në verë, udhëhoqi ‘Djajtë e Kuq’ në një fitore mbresëlënëse 2-1 kundër skuadrës së Jurgen Klopp muajin e kaluar falë golave të Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.

Ajax zëvendësoi Ten Hag me Schreuder në qershor. Ai ka shpjeguar se çfarë mësoi nga suksesi i United ndaj Liverpoolit në Old Trafford.

“Kam parë ndeshjen e United dhe atë që ata bënë. Ka disa gjëra që ata bënë që janë të zbatueshme për ne. Duhet të jesh i mirë me topin kundër këtyre lloj skuadrave. Duhet të kesh guxim. Guximi është çelësi, nëse e keni atë, atëherë keni një shans”, tha Schreuder.

/GazetaBlic Sport