Sporti

Trajneri i AEK, Almeida: “Fitoren ia kushtojmë familjes së tifozit të vrarë”

08/16/2023 13:54
nga:L J

AEK mundi 2-1 Dinamon e Zagrebit dhe i pret në OPAP Arena të shtunën për ndeshjen e xhiros së tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve që u shty pas sulmit të huliganëve kroat dhe grekë, ku u vra tifozi 29-vjeçar i AEK, Michalis Katsouri.

Trajneri i AEK, Matias Almeidas, i cili në fund të ndeshjes nuk e festoi fitoren e madhe, ia kushtoi atë familjes së Michalis Katsouris.

Në detaje, trajneri i AEK-ut tha për Cosmote TV: “Dëshiroj të përfitoj nga rasti për t’i përshëndetur tifozët tonë. Sidomos familjes së tifozit që humbëm. Ne ua kushtojmë fitoren atyre! Ky grup do të tregojë këtë sjellje sa herë që ka padrejtësi”.

/GazetaBlic Sport