Sporti

Trajneri Gliha flet pas ndeshjes: Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin

11/14/2021 23:54
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Dardanët, të dielën në mbrëmje në stadiumin olimpik “Spyros Louis” në Athinë kanë barazuar me Greqinë, 1:1, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky ishte barazimi i tretë me Greqinë në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Përzgjedhësi i përkohshëm i Kosovës, Pramoz Gliha është deklaruar pas barazimit ndaj Greqisë.

“Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin sepse kemi mundur ta fitonim ndeshjen por kemi mundur edhe të humbim. Futbolli është dramatik. Në pjesën e parë nuk harxhuam shumë energji pasi loja është e gjatë. Duhej ta ruanim energjinë dhe përqendrimin për të bërë diçka. Nuk arsyetohem zakonisht por kishim mungesa si Hadërgjonaj, Dresheviq, Bytyqi. Për Kosovën këto janë mungesa të rëndësishme. Ju thash lojtarëve që duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të bëjmë maksimumin. U thash që dua ta fitojmë këtë ndeshje, por nuk ia arritëm qëllimit”.

Tutje, Gliha foli edhe për mundësinë e vazhdimit, ku theksoi se kryetari i FFK-së, Agim Ademi do vendos.

“Ndihem mirë në Kosovë por i takon kryetarit të vendos për të ardhmen. Sa i përket kualifikimeve, në njërën anë nuk kishim fat. Në futboll ka fitore e humbje. Por diferencën e bën përqendrimi dhe sakrifica e lojtarëve në fushë. Ka edhe shumë elemente tjera”, deklaroi ai.