Sporti

Trajneri Giresse i kënaqur me fitoren ndaj Qipros, tregon dy gabimet e Kosovës në këto kualifikime

09/27/2022 22:56
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Kosovës, Alain Girese është deklaruar pas fitores së thellë ndaj Qipros.

Rezultati përfundimtar ishte 5 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Kosovës, Alian Giresse tha se është i lumtur me fitoren dhe angazhimin e futbollistëve.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë dhe jemi të lumtur me fitoren e arritur. I kënaqur me angazhimin edhe lojën e treguar nga futbollistët. Në këto kualifikime i kishim dy gabime, loja që e humbëm ndaj Greqisë dhe ajo ndaj Irlandës së Veriut”, tha Giresse.