Trajneri Unai Emery tha se ishte shumë i kënaqur me portierin Emiliano Martinez, i cili u bë kampion bote me Argjentinën, por tha se do t’i jepte lojtarit një këshjillë për festimet që janë theksuar si të tepruara, duke filluar me trofeun për porierin më të mirë, me të cilin ai bëri një veprim jo të mirë.
Pas kësaj, ai më pas shkoi në festimet në Buenos Aires me një kukull me fytyrën e Mbappe, duke e mbajtur atë në duar që natyrisht shihet si një provokim i pastër, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne jemi shumë krenarë për të, ai ishte i mrekullueshëm, tifozët e Villa duhet të jenë të lumtur. Tani ai është duke pushuar, ai duhet të kthehet javën tjetër. Kur je duke kaluar një emocion të madh, është e vështirë të përmbahesh, por unë do të flas me të për festimet e tij dhe respektin që duhet të ketë. Kur të jemi këtu, përgjegjësia do të jetë e jona, le të flasim”, tha trajneri spanjoll.
/GazetaBlic Sport/