Sporti

Trajner i Messit? Hansi Flick merr një pyetje interesante nga gazetarët në konferencë: Nuk varet nga unë…!

11/21/2025 14:10
nga:N K

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së ardhshme në La Liga.

Ai mori një pyetje interesante nga gazetarët katalunas.

Pyetja kishte të bënte me Lionel Messin: A do të jesh trajner i Messit?!

Përgjigja e Hansi Flick ishte kështu: Lionel Messi është lojtari më i mirë në 10 vitet e fundit, gjithmonë më ka pëlqyer ta shoh duke luajtur.

“Kontrata e tij skadon në vitin 2028, kurse e imja në vitin 2027, kështu që nuk është në duar e mia”, u shpreh Hansi Flick

Kujtojmë që u raportua për një kthim të mundshëm të Messit në Barcelonë, por ylli argjentinas ka kontratë me Inter Miamin deri në vitin 2028.