Lajme

Trajkoviq: Lërëni të qetë shqiptarët e pafajshëm, nuk kanë faj ata që Vuçiqi ka pranuar planin francezo-gjerman për Kosovën në OKB

10/09/2022 19:37
nga:Astrit Gashi

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi një autobus me udhëtarë shqiptarë i linjës Cyrih – Prishtinë është sulmuar në Serbi, të shtunën rreth orës 18:50.

Trajkoviq kërkon që këta shqiptarë të pafajshëm të lihen të qetë. Madje e përmend edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, ka një plan gjermano-francez që e anëtarëson Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se Vuçiq s’e do këtë.

“Lërini këta njerëz të qetë! Këta shqiptarë të pafajshëm nuk kanë faj që Vuçiq me sa duket e pranoi planin e Francës dhe Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në OKB”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Sulmi ndaj autobusit ka ndodhur në rrugën Nish-Leskovc.