Lajme

Trajkoviq i reagon Petkoviqit: Mos e gënjeni popullin, letërnjoftimet e Serbisë i garanton Ahtisaari

08/27/2022 21:11
nga:Astrit Gashi

Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit tha se me marrëveshjen e sotme kanë arritur t’i ruajnë letërnjoftime serbe në atë pjesë.

Trajkoviq përmes një cicërimë në Twitter i kërkoi Petkoviqit që të mos vazhdojnë ta gënjejnë popullin serbë, pasi thotë se të drejtën për dokumente serbe ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, dhe jo presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Mos u lavdëroni me meritat e njerëzve të tjerë@PetkovicPetar. Të drejtën e dokumenteve serbe për serbët në Kosovë ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, por jo@avucic. Mos e gënjeni këtë popull dhe mos e fshehni debaklin tuaj diplomatik”, shkroi ajo.