Sporti

Tragjike: Vritet ish futbollisti i Ajaxit

08/02/2021 19:34
nga:E K

Ish futbollisti i Ajaxit, Jerge Hoefdraad ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.

Ish sulmuesi i krahut ka ndërruar moshën 35 vjeçare si pasojë e një plumbi të marrë në kokë, raporton De Telegraaf.

Ai u dërgua me shpejtësi në një spital të Amsterdamit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra, përcjell GazetaBlic Sport.

Policia thuhet se ka zbuluar autorët e krimit, por ende nuk ka një arrestim për rastin.

/GazetaBlic Sport/