Lajme

Tragjike: Vdes papritur 42-vjeçarja në një piceri në Prishtinë!

11/04/2025 10:12
nga:Y I

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën papritur brenda lokalit.

Viktima është identifikuar si Filloreta Çitaku rreth 42-vjeçare, e cila gjatë qëndrimit në lokal ka pësuar përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj, Valdet Berisha.

“Me dhimbje dhe pikellim te thelle ju njoftojme se papritur ka nderruar jete bashkeshortja ime, Filloreta Çitaku. Per detajet e varrimit do te ju njoftojme me kohe!”, ka shkruar ai.