Sporti

Tragjike: Vdes futbollisti 23 vjeçar kroat

12/25/2021 12:29
nga:E K

Është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare futbollisti i NK Nehaj, Marin Cacic.

Mbrojtësi ka humbur jetën si pasojë e problemeve në zemër. Në një moment është rrëzuar teksa po stërvitej me ekipin, për të mos u çuar më.

Mjekët konfirmuan problemet kardiake të lojtarit të ri, i cili përfundoi në koma dhe ndërroi jetë ditën e djeshme.

“Lamtumirë i dashur, u ndave pa dëshirën tonë dhe pa një letër lamtumire”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kroat për humbjen e Cacic.