Një fëmijë 20 muajsh ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga një breshër.
Rreth 50 persona të tjerë pësuan lëndime, duke filluar nga mavijosjet deri te frakturat e kockave.
Stuhia e frikshme zgjati 10 minuta dhe goditi rajonin Girona të Katalonjës. Shumë çati shtëpish u shkatërruan, xhamat u thyen dhe kabllot e energjisë elektrike u rrëzuan në tokë.
Nuk ishte një breshër i zakonshëm. Gurët e tij ishin me diametër 10 cm.
Ky është breshëri me madhësinë më të madhe që ka rënë që prej 2002-shit.
Autoritetet kanë paralajmëruar një tjetër stuhi të mundshme.
View this post on Instagram


