Një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.
Ai ka thënë se dyshohet se ka bërë vetëvrasje dhe Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci për Gazeta Blic.


