Dy persona vdiqën dhe gjashtë u plagosën në një të shtëna në qendër të qytetit të Orlandos, Florida në mes të festimeve të Halloween, tha të premten departamenti i policisë rajonale, duke shtuar se një i dyshuar adoleshent ishte arrestuar.
Të lënduarit janë transportuar në Qendrën Mjekësore Rajonale të Orlandos (ORMC) dhe janë në gjendje të qëndrueshme.
Të shtënat ndodhën rreth orës 1 të mëngjesit, brenda lagjes argëtuese të Orlandos, ku qindra njerëz po festonin Halloween.
Oficerët iu përgjigjën njoftimeve për të shtëna në Central Boulevard dhe Orange Avenue.
Njerëzit me kostume të Halloween-it qëndruan në zonën e incidentit ndërsa personeli i urgjencës merrej me viktimat e shtrira në rrugë.
Shefi i policisë së Orlandos, Eric Smith tha në një konferencë për shtyp se i armatosuri i dyshuar, një djalë 17-vjeçar, ishte identifikuar dhe marrë në paraburgim.
Policia është ende duke kryer një hetim aktiv, tha Smith.
Departamenti i policisë po vlerësonte nevojën për shtimin e patrullave në qendër të qytetit këtë fundjavë, thuhet në deklaratën e tij.
/TCH/