Lajme

Tragjike në Durrës: Përplasen makina me motoçikletë, vdes 28-vjeçari

05/13/2026 09:06
nga:G B

Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Durrës.

Siç raporton noa.al, i riu është Andi Shala, banor i Durrësit.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në orët e para të së mërkurës, në zonën e Katundit të Ri në Qerret.

Nga përplasja e një makine me një motor ka pësuar me humbje jete i riu. Raportohet se ai vdiq në vendngjarje.