Sporti

Tragjike: Ish ylli i Fenerbahces vret një preson dhe plagos katër të tjerë pas një mosmarrëveshje në trafik

09/27/2021 23:22
nga:E K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa orësh në shtetin turk.

Ish futbollisti i njohur i cili ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si, Fenerbahce dhe Bayern Leverkusen, Sezer Ozturk ka vrarë një person dhe ka plagosur 4 të tjerë me armë zjarri, shkruan GazetaBlic Sport.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

Një person ka mbetur i vdekur nga kjo ngjarje kurse 4 të tjerët janë në tretman mjekësor dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Ozturk është arrestuar dhe është në mbajtje nën akuzat për vrasje dhe plagosje.

/GazetaBlic Sport/