Lajme

Tragjike: Hyri në ujë për të shpëtuar motrën, heroi 10-vjeçar mbytet në lumë në SHBA

06/16/2021 06:52
nga:Y I

Historia dramatike e një 10-vjeçari në SHBA po bën xhiron e mediave, ndërsa ai cilësohet si hero.

Vogëlushi u hodh dje në një lumë në Dakotën e Jugut për të shpëtuar motrën e tij, e cila po mbytej.

People shkruan se Ricky Lee Sneve u hodh lumin Big Sioux pasi motra e tij e vogël ra aksidentalisht në ujë. Mësohet se vogëlushët ishin në piknik me familjen e tyre. Ishte babai ai që u fut i pari në ujë për të shpëtuar motrën, ndërsa më pas u hodh edhe Ricky.

Djali arriti që të shtynte të motrën në breg, ndërsa më pas u zhduk nën ujë. Turpi i tij u gjet pas disa orësh kërkimi nga një ekip palombarësh. /GSH/