Lajme

Tragjike: 35-vjeçari vdes pasi bie nga kati i tetë i një banese në Ferizaj

08/08/2021 20:32
nga:M K

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë i një banese në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me dt. 08.08.21 rreth ores 17:24 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” , një person ka rënë në tokë nga kati i 8-të nga një banesë.

Personi ,mashkull, i moshës rreth 35 vjeçar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme