Lajme

Tragjedia në Shqipëri: Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

06/30/2026 17:03
nga:G B

Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë-Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës së autobusit.

Sipas burimeve të A2 CNN, dyshohet se shoferi i automjetit ka vdekur pasi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para se të ndodhte aksidenti, duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.

Ndërkohë Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, theksoi se mjeti nuk është përplasur me asnjë automjet tjetër.

15 të lënduar nga aksidenti në Shqipëri, në mesin e tyre edhe një fëmijë