Lajme

Tragjedia në Shkodër, publikohet fotografia e burrit që u arrestua për zhdukjen e gruas dhe tre fëmijëve

05/05/2024 13:45
nga:G C

Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultonin të humbur.

Një prej fëmijëve, vajza 8-vjeçare është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin.

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi për dhunë në familje, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

ABC News ka arritur të sigurojë foton e 31-vjeçarit, Ergys Arrazit, i cili u arrestua këtë të diel.

Arrazi akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçare si pasojë e dhunës. Vajza 9 vjeçare u gjet e pajetë nga një peshkatar i zonës dhe dyshohet se është vetëmbytur. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë. Hetimet nisën pasi ka qenë 31 vjeçari që ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. 31 vjeçari u arrestua të shtunën nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.