Lajme

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, 20 të lënduar pritet të dërgohen jashtë vendit

03/16/2025 17:15
nga:Genita C

Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në Spitalin e Shtipit kanë kërkuar ndihmë rreth 40 të lënduar, kryesisht me lëndime të lehta e djegie të shkallës së parë.

Ata më rëndë janë transferuar për në Shkup dhe qendrat e tjera spitalore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 20 të lënduar pritet të dërgohen jashtë vendit dhe është bërë e ditur se është duke u bërë gati dokumentacioni.