Lajme

Tragjedia në Koçan, Rohde ngushëllon familjet e viktimave

15 orë më parë
nga:G B

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi të dielën në Maqedoni të Veriut.

Atje si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan, vdiqën 59 persona dhe u lënduar 155 të tjerë.

Rohde i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit në këtë kohe të vështirë”, tha diplomati gjerman.