Lajme

Tragjedia në Koçan: Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime dhe mbështetje për popullin e Maqedonisë së Veriut

03/16/2025 16:46
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për tragjedinë e rëndë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raporton GazetaBlic.

Ai shprehu ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe iu uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Haradinaj theksoi mbështetjen dhe solidaritetin me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë.

Fatkeqësia në Koçan, tre të mitur janë në mesin e viktimave