Lajme

Tragjedia në Koçan, ish-ministri shqiptar merret në pyetje nga policia

12 orë më parë
nga:G C

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ftuar të intervistohet në Stacionin Policor të Karposhit.

Këto janë të dhënat e fundit nga hetimet për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, ku nga zjarri humbën jetën 59 persona dhe 155 u lënduan, raporton Klan Macedonia.

Mediat në RMV raportuan edhe për arrestimin e një ish-sekretari të Ministrisë së Ekonomisë, kurse autoritetet bënë me dije se licencimi i klubit më herët u bë nëpërmjet marrjes mito dhe korrupsionit.

Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie si shkak i tragjedisë dhe ka paralajmëruar inspektime të rrepta.

Ministri i Shëndetësisë atje, Arben Taravari, ka bërë të ditur se nuk raportohet se ndonjë shqiptar është i përfshirë në incident.