Tre të rinj kanë vdekur në Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti.
Lajmin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës, Milazim Lumi.
“Aktualisht jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, por mund të konfirmoj se vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Lumi për Klanin.