Lajme

Tragjedia në Himarë/ Zbardhen detaje të reja, familja nga Tropoja ishte kthyer nga Anglia për pushime

08/02/2022 16:26
nga:G B

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e sotme në plazhin e Potamit.

Fëmija është identifikuar si vajza me inicialet J.A., lindur e rritur në Angli.

Mësohet se familja e vajzës 5 vjeçe që ndërroi jetë nga forca e përplasjes me mjetin lundrues jeton prej vitesh në Angli.

Familja Avdia që pësoi një tragjedi të vërtetë teksa ndodhej me pushime në Himarë është me origjinë nga Tropoja.