Lajme

Tragjedia në Cetinje, reagon Osmani: Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi

08/12/2022 22:23
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, si dhe familjes së të ndjerëve për tragjedinë në Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 11 persona dhe 6 të tjerë të plagosur.

Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi, si dhe ka uruar shërim të shpejt të të lënduarve.

“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. I dërgoj ngushëllimet më të sinqerta presidentit Gjukanoviq, familjes që humbën më të dashurit të shpejt dhe uroj shërim të shpejt për të lënduarit. Ne qëndrojmë me popullin malazez në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’.

Tragjedia në Cetinë, reagon i tronditur Gjukanoviq: Duhet të solidarizohemi me familjet e viktimave