Lajme

Tragjedia në Bullgari: Ky është vendi ku kanë përfunduar mbetjet e autobusit

11/24/2021 13:31
nga:M K

Autobusi me të cilin u shkaktua tragjedia në Bullgari ku vdiqën 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë, është larguar mbrëmë nga vendi i ngjarjes me disa makina patrullimi.

Mbetjet e automjetit të djegur u dërguan në oborrin e një ish-reparti ushtarak në lagjen Iztok të Pernikut në Bullgari.

Qarkullimi në drejtim të Sofjes është rikthyer, por korsia e autostradës në drejtim të Dupnicës mbetet e mbyllur edhe për të paktën 1-2 ditë të tjera.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pak pas orës 02:00 të natës së 22-23 nëntorit.

Nga gjithsej 52 pasagjerë në autobus, vetëm shtatë arritën të shpëtonin dhe u dërguan në spital.