Lajme

Tragjedia me 51 viktima në Koçan: Dhjetëra familjarë ende në pasiguri për fatin e fëmijëve, kërkojnë ndihmë në rrjete sociale

03/16/2025 12:19
nga:G B

Në rrjetet sociale janë shfaqur disa fotografi të personave që ishin të pranishëm në ngjarjen tragjike në diskotekën “Puls” në Koçan ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë nga zjarri që përfshiu klubin e natës.

Në “Instagram” dhe “Facebook” po shpërndahen fotografi të të rinjve duke kërkuar informacione për më të afërmit e tyre, ka raportuar mediumi maqedonas, Kanal 5.

Fotografitë e tyre, së bashku me emrat dhe numrat e telefonit janë shpërndarë, me kërkesën që, nëse dikush e di në cilën spital ndodhen ose ka ndonjë informacion tjetër, të njoftojë në numrat e dhënë.

Rreth tragjedisë:

Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit gjatë një performance të grupit hip-hop ADN në klubin Pulse në Koçan, një qytet rreth 100 km në lindje të kryeqytetit, Shkup.

Të plagosurit u dërguan ose në spitalin lokal në Koçan ose në Shtip, rreth 20 milje në jug.