Lajme

Tragjedia me 12 të vdekur në Cetinje, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi i kërkon të birit të japë dorëheqjen

01/06/2025 10:38
nga:N K

Slavko Sharanoviq, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi Danilo Sharanoviq, i bëri thirrje publikisht djalit të tij që të japë dorëheqjen si akt moral pas tragjedisë me 12 viktima në Cetinje.

“Unë, Slavko Sharanoviq, babai i ministrit, i bëj thirrje publikisht të japë dorëheqjen para qytetarëve malazezë. Pra, për të vazhduar siç bënë të parët e tij. Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Malit të Zi” tha ai.

Sharanoviq më pas i tha Aleksa Beçiqit që t’i “mbajë duart larg djalit të tij”.

“Danilo, bir, jep dorëheqjen! Lëreni atë Beçiqin pa origjinë”, shtoi babai i ministrit Sharanoviq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Slavko Saranovic (@slavko.saranovic)

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Saranoviq, ka qenë i ftuar në emisionin “E diela në pasqyrën e pasme” në Televizionin Vijesti dhe me atë rast ka treguar nëse do të japë dorëheqje pas tragjedisë në Cetinje. I pyetur nëse ka menduar për një moment të japë dorëheqjen si një akt moral, Sharanoviq tha se nuk ka asnjë përgjegjësi objektive dhe subjektive.

“Nëse nuk ka përgjegjësi objektive dhe subjektive, atëherë kërkohet përgjegjësi morale. Dhe këtë po më kërkon një njeri, trashëgimia më e madhe e të cilit gjatë 30 viteve janë 711 të vrarë dhe 84 vrasje të pazbardhura… Po mendoj për Milo Gjukanoviqin”, tha Sharanoviq.