Ka ardhur reagimi i parë i kreut të Qeverisë malazeze, Dritan Abazoviç, pas ngjarjes tragjike, ku një 34-vjeçar qëlloi më armë duke shkaktuar të paktën 10 viktima.
Ai nëpërmjet një postimi në platformën Telegram shkruan se “Mali i Zi nuk do ta harrojë këtë tragjedi”.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha kryeministri.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare, por sipas informacioneve ende të pakonfirmuara nga disa media malazeze, gjithçka ka nisur si një konflikt familjar.
Autori ka dalë në rrugë duke qëlluar pa dallim ndaj kalimtarëve.
Sipas burimeve jozyrtare të gazetarit malazez, Ljubomir Filipoviç, autori fillimisht vrau familjen e tij dhe më pas vazhdoi sulmin ndaj fqinjëve dhe kalimtarëve.
Dalin fotografitë e para rreth tragjedisë në Mal të zi: Raportohet për 10 të vrarë dhe 4 të plagosur
Kjo raportohet të jetë arsyeja e vrasjes së 11 personave në Cetinë


