Lajme

Tragjedia e Otrantos, Rama merr rrugë për në Itali

09/03/2021 11:14
nga:M K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë këtë të premte Italinë.

Ai do të jetë i ftuari i veçantë në edicionin e XIII të Festivalit të Gazetarëve të Mesdheut, i cili po zhvillohet në Otranto të Italisë. Kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i shoqëruar nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Ky festival, i cili nisi më datë 1 Shtator, njëkohësisht do të jetë edhe si një përkujtimore e viktimave shqiptare të tragjedisë së Otrantos, e ndodhur më 28 Mars 1997.

Tragjedia e Otrantos u mori jetën të paktën 84 shqiptarëve, të moshave nga 3 muaj deri në 69 vjeç.

Kjo ngjarje do të ishte në vazhdën e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë, i cili filloi që prej vitit 1991, me rënien e regjimit komunist./tvklan