Lajme

Tragjedi në Pejë: Aksidenti i merr jetën një të mituri

07/02/2025 07:40
nga:Y I

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku për pasojë u nda nga jeta një i mitur.

Vetaksidenti ndodhi në fshatin Treboviq të Pejës, teksa në veturë ishin tre të mitur.

Burime të IndeksOnline pohojnë se lëndimeve të rënda trupore nuk iu bëri ballë pasagjeri 15-vjeçar M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i mituri që po drejtonte automjetin dhe një tjetër pasagjer, po ashtu i mitur, janë duke vijuar tretman në QKUK.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.